Gjergj Vyshka 10.06.2016 18:20
Federata Shqiptare e Basketbollit ka lajmëruar se të mërkurën e ardhshme, më saktë më 15 qershor, në ora 12:00 në mjediset e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, do të zhvillohet përzgjedhja e parë i kombëtares së Nën-16-vjeçareve për vajza.
Janë ftuar të gjitha klubet dhe shoqatat, anëtare të Federatës Shqiptare të Basketbollit, që të sjellin kandidatet e tyre për ekipin kombëtar të kësaj grupmoshe, ndërsa duhet të kenë me vete kopje të pasaportës me ngjyra, certifikatë të tre muajve personale dhe dy foto me madhësi pasaporte.
Kombëtarja e Nën-16-vjeçareve për vajzave, ashtu sikurse të gjitha përfaqësueset e tjera të Shqipërisë, do të marrë pjesë në Divizionin B të Kampionatit Evropian të Basketbollit.
Dhe kjo kombëtare konkurron në Oradea të Rumanisë, ku, nga data 5, deri më 14 gusht 2016, do të ketë përballë në grup Danimarkën, Ukrainën, Greqinë, Luksemburgun dhe Islandën.