Gjergj Vyshka 29.02.2016 12:30
Skuadra e Eduard Çarçanit ka arritur fitoren e tretë radhazi me ekipin e Klarent Dedajt, që përtej të ardhurve në merkaton dimërore sërisht nuk ia del t’i bëjë ballë kundërshtarit. Ankesa dyanshme për gjykimin.
Ndërkohë, tabela e re elektronike, e përuruar para pak ditësh në ndeshjen e kombëtares së femrave me Italinë, në mesjavën e kaluar, i ka vënë në vështirësi të gjithë përdoruesit.
Edhe pse kanë qenë pranë njërit prej punëtorëve të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, gjyqtari Gilbert Hoxha, apo dhe ndërkombëtari Gentian Cici, hera-herës edhe Ervin Koçi, pengesat nga mosdija e përdorimit të kësaj tabele kanë qenë të mëdha.
Herë koha, herë faullat e të tjera si këto jo pak janë bërë fenomen për ndërprerje të lojës. E derisa t’ia marrin dorën kësaj tabele, ndeshjet të paktën në basketboll do të vijojnë të ndërpriten edhe në kulmin e lojës.
Ajo që duhet theksuar është fakti se ankesat kanë qenë të dyanshme për gjykimin, edhe pse në parket ka qenë ndërkombëtari Hoxhaj dhe gjyqtari i Kategorisë së Parë, Kasmi, të cilët e kishin konsulentin pranë, ndërkombëtarin tjetër, Gentian Cicin.