Gjergj Vyshka 18.03.2016 11:35
Menjëherë pas shpalljes së vendimit të Komisionit të Verifikimit të Mandateve për zyrtarizimin e delegatëve në Asamblenë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Basketbollit më 30 mars në Korçë, kandidatëve për president dhe anëtarë të Komitetit Drejtues, ka ardhur dhe sqarimi i parë. Një sqarim që ka mbërritur që në orët e para të mëngjesit, i cili i është drejtuar Federatës Shqiptare të Basketbollit, shoqatave anëtare të saj, por dhe mediet. Dhe sqarimi ka ardhur nga i mandatari prej shoqatës Perla Basket, Petraq Stefa, që është njëkohësisht dhe kandidat për anëtarë i Komitetit Drejtues. “Të nderuar drejtues shoqatash dhe kolegë! E gjykova të arsyeshme që të ndiqja këshillën e disa miqve në komunitetin e basketbollit për t’ju informuar se në Asamblenë Zgjedhore të 30 marsit në listën për kryesinë e FSHB-së emri Petraq Stefa nënkupton Petrit Stefa”. Dhe Federata Shqiptare e Basketbollit sqaron se këtu nuk ka lapsuse, pasi e ka sjellë me dorën e vet emrin Petraq Stefa. Gjithsesi Petrit Stefa njihet për historinë e tij të drejtimit të suksesshëm të Flamurtarit në basketbollin e femrave në vitet 1980-1990 duke marrë shumë trofe me një brez të talentuarash lojtare si Sadushi, Ruci, Laçej, Birçaj, Çala, Kuqi, Shahini, Avdullai etj. Po kështu më pas në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000 me Luftëtarin. E sot ka shoqatën e tij “Perla-Basket” në Vlorë, atje ku merret me moshat e vogla. Ndaj dhe ka ardhur ky sqarim, sepse… “Unë jam Petrit Stefa”, vlen për të gjithë ata që do të votojnë më 30 mars.