Gjergj Vyshka 05.09.2017 13:35
Dy kryesfidat e ditës, Mali i Zi-Kroaci dhe Serbi-Turqi, kanë ardhur drejtpërsëdrejti në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar. Spanja dhe Rusia janë të pathyeshëm në Kampionatin Evropian të basketbollit për meshkuj, që është duke u zhvilluar në Helsinki të Finlandës, Tel-Aviv të Izraelit, Kluzh të Rumanisë dhe Stamboll të Turqisë. Një veprimtari që është duke ardhur në Rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Madje dje në ekranin e të gjithë shqiptarëve kanë ardhur dy nga ndeshjet më kryesore të ditës së tretë. Bëhet fjalë për Mali i Zi-Kroaci dhe Serbi-Turqi. Kroatët, edhe pse e kanë nisur me një epërsi të pjesshme 15-0, atje ku është dalluar Bogdanoviç, sërish e kanë pasur të vështirë. 25-17 pjesa e parë për Kroacinë. 18-14 e dyta për kroatët, ndërsa Bogdan Tanjeviç nis ta motivojë ndryshe skuadrën e tij.
Dhe në pushim 43-31 për Kroacinë. Malazezët fitojnë pjesën e tretë 21-19 dhe afrohen 62-50. 20-14 e fundit, por Kroacia ka fituar 76-72. Ndërkohë disi më e lehtë ka qenë fitorja e Serbisë ndaj Turqisë, 80-74. Pjesa e parë ishte 21-13 për Serbinë, por turqit, edhe nën mbështetjen maksimale të tifozëve, kanë mundur të fitojnë pjesën e dytë 18-14 dhe kanë ngushtuar 31-35.
17-14 pjesa e tretë për Serbinë, e cila ka thelluar në 52-45. 29-27 për turqit dhe në fund 80-74 për serbët. Ndërkohë Hungaria ka mundur Republikën Çeke, 85-73, kurse Letonia, 97-92 ndaj Britanisë së Madhe. Ndërkohë, ato që nuk mbahen janë Spanja dhe Rusia, të cilat janë kryesuese në grupet e tyre, por jo vetëm kaq, por dhe kanë pikë të plota.
Spanja dje i ka dhënë një leksion të madh Rumanisë, edhe pse luhet në Kluzh, ndërsa kanë fituar me 41 pikë diferencë, 91-50. Diçka më e ngushtë fitorja e Rusisë ndaj Belgjikës, 76-67, por që sidoqoftë i mban rusët në krye të grupit D, ndërsa mbeten të dy këto ekipe fuqiplotë. Sot do të zhvillohen ndeshjet e grupit A dhe B, gjithnjë për javën e katërt.
Kampionati Evropian
i Basketbollit për Meshkuj
(EuroBasket 2017)
Rezultatet teknike të ditës së tretë:
Grupi C – Kluzh (Rumani)
Hungari – Republika Çeke 85-73
Mali i Zi – Kroaci 72-76
Spanjë – Rumani 91-50
Grupi D – Stamboll (Turqi)
Letoni – Britani e Madhe 97-92
Belgjikë – Rusi 67-76
Serbi – Turqi 80-74