AlbanianSport.com 13.01.2015 07:45
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, SIGAL Prishtina, kampionia e basketbollit të meshkujve në Kosovë, si dhe e treta në Ligën Ballkanike të sezonit të kaluar 2013-2014, duket se nuk ka ndërmend të ndalet në këtë treg të lojtarëve në dimër. Sepse tashmë ka bërë të sajin, malazezin Nikola Vucuroviç.
Nikola Vucuroviç është njëri nga lojtarët më konstant të Ligës Ballkanike. Vucuroviç, i cili ka lindur me 17.05.1980 në Budvë të Malit të Zi, është i gjatë 203 centimetra dhe mbulon pozicionet 3 dhe 4 në fushën e lojës. Ai luajti në disa prej ekipet më të mira në Ballkan si MZT Skopje, Feni Industries, KK Teodo dhe së fundmi në SCM U. Krajova.
Vucuroviç, sipas të gjitha gjasave, do të luajë të mërkurën kundër ish ekipit të tij, SCM U Craiova, pasi SIGAL Prishtina ka aplikuar në Ligën Ballkanike për ta regjistruar që më parë atë. Në këto kushte, pas ardhjes së trajnerit maqedonas Ilievski dhe dy amerikanëve, me mbërritjen e malazezit Vucuroviç, SIGAL Prishtina duket se blindohet dhe më shumë. Kuptohet me qëllimin final fitimin e Ligës Ballkanike.