AlbanianSport.com 16.01.2017 22:05
ASNN – Përderisa matematika të thotë “jo”, gjithçka është e mundur. SIGAL Prishtina ka fituar sonte, por ajo që i duhet për mbijetesën në veprimtarinë rajonale të koshit të meshkujve, është asgjë më pak se një mrekulli. Kjo sepse kampionia në fuqi e Kosovës dhe e Ligës Ballkanike të Basketbollit për Meshkuj, e ka mposhtur Bashkimin në javën e parafundit të Grupit A në fazës së parë të grupeve të kësaj veprimtarie.
87-81 ishte rezultati përfundimtar në gavor të kryeqytetasve, që tani janë në vendin e 5-të të këtij grupi. Në 9 ndeshje që kanë zhvilluar derimë tani, “Plisat” kanë korrur 3 fitore dhe kanë pësuar 6 humbje. Për t’u kualifikuar, fillimisht duhet që Kozhuvi të fitojë ndaj Kumanovës të enjten dhe, më pas, edhe Bashkimi të mposhtë Teodonë javën e ardhshme.
Jo vetëm kaq, por SIGAL Prishtina duhet të mposhtë Kozhuvin me më shumë se 37 pikë epërsi në ndeshjen e ardhshme. Kështu do të përfundonin 3 ekipet me 4 fitore dhe 6 humbje secila. I gjithë ky kombinim matematikor, në kufinjtë e hipotezës, nuk e fsheh dot të vërtetën e hidhur se fituesja e dy viteve të fundit në Ligën Ballkanike, thuajse është eliminuar nga Liga Ballkanike.
Prishtinasit fituan sont në kryeqytet ndaj Bashkimit, me rezultatin 87-81, por jo me atë epërsi prej 13 pikësh që i nevojitej kryeqytetasve, për të shpresuar pastaj në një tjetër fitore ndaj Kozhuvit me 28 pikë epërsi, që do të ishte një rrugë më e lehtë që kishte në dispozicion ekipi bardhekaltër për ta kaluar fazën e parë. Por, tani duhet të ndodhë mrekullia për ta shpëtuar gjiganden e koshit të Kosovës nga eliminimi përfundimtar.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Kosovë, që të kualifikohet SIGAL Prishtina, Kozhuvi duhet të humbë në shtëpi përballë Kumanovës, sikurse Bashkimi që duhet të fitojë në Prizren kundër Teodos. Por jo vetëm kaq. Në fund, kampionia e Kosovës duhet patjetër të fitojë me së paku 37 pikë epërsi kundër Kozhuvit. Ndërsa, fati i Bashkimit do të mësohet më 24 janar 2017, kur para tifozëve të vetë do të ndeshet me Teodonë.