Basketboll / Shqipëria si “zig-zag”, një pjesë “po”, një pjesë “jo” ndaj Izraelit

Share Button

Basketboll-Shqiperi-Izrael-pushim-2016

Gjergj Vyshka 25.08.2016 19:20

Na shkund mirë Izraeli, plot 65 pikë diferencë. Vetëm në pjesën e dytë kuqezinjtë kanë mundur të luajnë si rivalë me përfaqësuesen izraelite e më pas gjithçka ka qenë nën dominimin e tyre, ndërsa kanë më shumë përvojë ndërkombëtare se përfaqësuesja shqiptare. Izraeli e ka nisur me furi menjëherë ndeshjen, ndërsa është shkëputur 5-0. Një dypikësh i Hysenagollit ngushton rezultatin në 5-2.

Ol Blajzer shfrytëzon një nga gjuajtjet e lira në dispozicion, ndërsa Hysenagolli, që ka qenë dhe shënuesi më i mirë i kuqezinjve në përballjen me Izraelin, na ka afruar në dy pikë diferencë, 4-6. Por ka një “black-out” të kuqezinjve, ndërsa me një rezultat të pjesshëm 0-21, Izraeli ka thelluar në 4-27. Shënon Hysenagolli dhe Shima dhe fundi i pjesës së parë tregon në tabelë totalin 7-31 për Izraelin.

E dyta ka nisur me ndryshime në kombëtaren tonë, sepse krahas Shimës, Hysenagollit dhe Laskut, në fushë janë dhe Shestani e Jani. E duket sikur ka një farë përmirësimi në lojën tonë. Sepse i përgjigjemi pikë më pikë Izraelit, që gjithsesi e ka fituar pjesën e dytë 16-21 dhe në pushim kryeson 23-52. E treta ka qenë sërish një kopje e së parës, ndërsa izraelitët nuk falin.

8-25 dhe në total 31-77. E po kështu dhe e fundit, 14-33, dhe në total 45-110 me një humbje me diferencë prej 65 pikësh ndaj Izraelit. Tashmë pritet një përballje ndryshe me Ukrainën, edhe sepse kuqezinjtë mund të kenë dhe justifikimin e lodhjes së udhëtimit të gjatë deri në Talin një ditë më parë. Por shkundja nga Izraeli ka qenë evidente.

 

Shqipëri – Izrael        45-110

(7-31, 16-21, 8-25, 14-33)

Shqipëria: Vogli, Dusha, Topalli (3), Hysenagolli (16), Shima (10) / Taflaj (5), Gjonaj, Jani (2), Lasku, Kola (4), Shestani (5), Faslija. Trajner: A. Konstantinides

Izraeli: Segev (5), Simon (6), Timor (6), Blajzer (7), Rothbart (11) / Kuleshov (22), Sharon (2), Ziv (10), Ariel (7), Ginat (11), Zalmanson (5), Koperberg (18). Trajner:

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh