Basketboll / SHBA, me një këmbë në çerekfinale të Botërorit kinez

Share Button

AlbanianSport.com 07/09/2019 20:00

ASNN – Mund Greqinë 69-53 për fitoren e 4-t radhazi, gjithçka po vjen drejtpërdrejt në Rrjetin e RTSH-së. Në Kinë po zhvillohet Kampionati Botëror i Basketbollit për Meshkuj, i cili, sikundër çdo veprimtari madhore sportive, kombëtare apo ndërkombëtare, po sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Veprimtaria më prestigjioze e koshit ndërkombëtar të meshkujve, Kampionati Botëror i Basketbollit, që po zhvillohet në Kinë dhe po sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka hyrë tanimë në fazën e dytë të ndeshjeve në grupet, teksa në lojë kanë mbetur vetëm 16 skuadra, nga 32 që e nisën atë më 31 gusht.

Dhe një nga ndeshjet e përcjella të premten paradreke nga transmetuesi publik, ka qenë dueli i luajtur Shenzhen midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Greqisë, i vlefshëm për grupin K. Amerikanët e kanë fituar takimin me shifrat 69-53, por ajo që u shpalos më qartë ishte strategjia e jashtëzakonshme e një veterani si trajneri i përfaqësueses amerikane, Greg Popoviçi, i cili e ka përshtatur lojën e skuadrës me kundërshtarin që kishte përballë. Edhe të enjten përballë Greqisë, amerikanët luajtën një lojë evropiane, me një theks më të madh tek mbrojtja dhe tek qarkullimi i dendur i topit.

Kështu, Shtetet e Bashkuara e fituar 10-minutëshin e parë 19-17, duke vijuar ta kufizonin Greqinë në vetëm 8 pikë të shënuara në 10-minutëshin e dytë, përkundër 19 pikëve të realizuara vetë. Amerikanët shkojnë kësisoj në pushimin e madh midis dy gjysmave duke kryesuar 38-25, çka u ka dhënë më tepër frymëmarrje për dy pjesët e tjera. Përtej përpjekjeve të tjera të grekëve, Shtetet e Bashkuara e thellojnë në 17 pikë epërsinë pas një gjysmë ore lojë, pasi e kanë fituar 10-minutëshin e 3-të 16-12 dhe kryesojnë 54-37. Kjo ka bërë që në 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit, amerikanët ta administrojnë epërsinë.

Ndonëse grekët e fitojnë këtë 10-minutësh 16-15, Shtetet e Bashkuara e fitojnë gjithë takimin me rezultatin e përgjithshëm 69-53, duke hedhur një hap të sigurt drejt vendin në çerekfinale. Ndërkaq, për Greqinë, Republikën Çeke dhe Brazilin, gjithçka është shndërruar në një rebus sa i përket biletës tjetër të këtij grupi për në çerekfinale. Por vendin në çerekfinale e kanë siguruar tanimë Franca dhe Australia, të cilat, me fitoret e korrura të premten, përkatësisht 82-76 ndaj Republikës Domenikane dhe 78-75 ndaj Lituanisë, e kanë shndërruar ndeshjen e fundit midis tyre në një duel të vlefshëm vetëm për kreun e renditjes.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Luhen 4 takimet e para, fitojnë të gjitha udhëtueset, 3 prej tyre me 3 shifra

Luhen 4 takimet e para, fitojnë të gjitha udhëtueset, 3 prej tyre me 3 shifra

AlbanianSport.com 14/03/2024 15:25 ASNN – Basketboll meshkuj, Tirana, Teuta dhe Kamza shkëlqejnë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh