AlbanianSport.com 27.12.2016 10:40
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat e Prishtinës, kroati Jeronimo Sharin është krenar me punën që e ka bërë tek SIGAL Prishtina gjatë këtyre dy muajve që ka mbajtur postin e trajnerit.
Kontrata e Sharinit me klubin kryeqytetas të basketbollit përfundon në fund të dhjetorit dhe është thuajse e sigurt se Sharin nuk do të kthehet më për të udhëhequr ekipin në vitin 2017.
Të hënën, trajneri i bardhekaltërve nisi pushimet në Kroaci, por e pranon se është i interesuar të vazhdojë punën që e ka nisur te kampionia në fuqi e Kosovës dhe e Ligës Ballkanike në Basketboll për Meshkuj.
Por më ndryshe gjërat i shohin drejtuesit e klubit. Drejtori Florian Miftari ka thënë se Sharini nuk pritet të vazhdojë punën. Ai ka paralajmëruar edhe ndryshime tjera për të kthyer skuadrën në rrugën e sukseseve.