Basketboll / Prishtina humb me hungarezët, tani, në vend të fundit në grup

Share Button

AlbanianSport.com 30/01/2019 23:00

ASNN – Ekipi i basketbollit të Prishtinës pësoi mërkurën një humbje të rëndë në kuadër të grupit I në Kupën e Evropës (FIBA Europe Cup), ku u mund në Hungari nga Zolnoki Olaj me rezultatin 89-76. Ishte një ndeshje tërësisht e ekuilibruar, sidomos në 3 pjesët e para të saj, ku rezultati ishte vazhdimisht i barabartë. Por hungarezët, të mbështetur nga publiku i tyre dhe duke shfrytëzuar disa gabime në mbulim të lojtarëve shqiptarë nga Kosova, ia dolën të bënin diferencën në minutat e fundit dhe ta fitonin ndeshjen.

10-minutëshi i parë i ndeshjes u fitua nga Prishtina me sifrat 23-20, një shenjë e mirë për skuadrën shqiptare të Kosovës që të shpresonte e besonte tek fitorja. Madje Prishtina e ruajti epërsinë edhe pas 10-minutëshit të dytë, i cili përfundoi 20-19 për hungarezët, por në pushimin midis dy pjesëve Prishtina udhëhiqte 42-40, duke qenë në rrugën e duhur.

Në 10-minutëshin e tretë hungarezët fitojnë me shifrat 19-17 dhe rezultati barazohet 59-59, duke qenë në ekuilibër të plotë. Edhe në periodën e katërt dhe të fundit ndeshja luhet e barabartë dhe skuadrat shkojnë “majë më majë” deri 2 minuta para fundit, kur hungarezët realizojnë disa goditje të sakta për dy e tri pikë, duke bërë diferencën në parket. Edhe pse Prishtina u përpoq të përmbyste gjithçka në minutën e fundit, nuk ia doli, për pasojë fituan hungarezët 30-17 dhe krejt ndeshjen 89-76, duke ia marrë vendin e tretë në renditjen e grupit I.

Kur mbetet dhe një ndeshje për t’u luajtur në grup, ajo ndaj Pënar Karshijakës turke, Prishtina zbriti në vend të fundit, me 6 pikë, po aq sa Zolnoki Olaj por hungarezët kanë pikëaverazh më të mirë. Në ndeshjen e fundit Prishtina duhet të fitojë ndaj turqve të Karshijakës dhe hungarezët të humbasin ndaj gjermanëve të Vyrsburgut që të rimarrin vendin e tretë në grup, i cili, gjithsesi, nuk i çon asgjëkundi dhe kosovarët do ta mbyllin këtu aventurën e tyre në Kupën e Evropës.

 

Zolnoki Olaj-KB Prishtina   89-76

(20-23, 20-19, 19-17, 30-17)

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N         F          H         Pikë

  1. Oliver Vyrzburg        5          5          0          10
  2. Pënar Karshijaka     5          3          2            8
  3. Zolnoki Olaj               5          1          4            6
  4. KB Prishtina             5          1          4            6

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

AlbanianSport.com 14/11/2024 22:10 ASNN – Trajneri i Kosovës, Franko Foda dhe mesfushori Elvis

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh