Basketboll / Prezantohet kombëtarja e të rriturve, Ponari: Të jemi dinjitozë!

Share Button

Basketboll-Kombetarja-Kostandinides-Ponari-flet-Llazani-2016

Gjergj Vyshka 04.08.2016 09:45

Presidenti i koshit shqiptar: “Dëshira është e madhe për t’i fituar të gjitha ndeshjet në grup, por më minimalja është të fitojmë tre ndeshjet që kemi në fushën tonë. Risia, lojtarë 18-vjeçarë në kombëtare”. Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, pas prezantimit të verës së basketbollit shqiptar për pesë përfaqësueset e moshave, të cilat janë në garim e sipër në Evropian, dje ka bërë një tjetër prezantim. Përsëri në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, mes shumë specialistëve të basketbollit shqiptar, por dhe drejtuesve të Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Pa harruar këtu dhe mediat, ndërsa kështu ka zyrtarizuar udhëtimin e kombëtares së Shqipërisë në basketboll për meshkuj në Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2017. Sipas Ponarit, kjo kombëtare duhet të përpiqet të tregojë vlerat e saj më të mira. “Ne jemi momentalisht, – tha Ponari, – në fazën e zhvillimit të një projekti për kombëtaret e moshave, atje ku marrim pjesë me 5 ekipe përfaqësues Nën-16-vjeçarët djem e vajza, Nën-18-vjeçarët, djem e vajza dhe Nën-20-vjeçarët djem. Rezultatet nuk janë aty ku priteshin, apo ku duhet.

“Por ne shpresojmë që në 2-3 vitet e ardhshme të jemi më dinjitoz”, – pohoi ai. Duke u ndalur tek të rriturit, Ponari ka falënderuar Antonis Kostantinidesin, qipriotin e stolit kuqezi të basketbollit për meshkuj, që u tregua i gatshëm për të marrë drejtimin e kësaj kombëtareje. “Ne do të kemi ballafaqime në një turne në Qipro dhe në një turne në Estoni përballë ekipeve me shumë emër dhe nivel në basketbollin evropian, – ka theksuar kreu i organizmit që qeveris koshin shqiptar. – Pra nuk do të përqendrohemi vetëm tek ato 6 ndeshjet eliminatore në grup, por do të kemi 12-15 ndeshje.”

“Dhe qëllimi është që të jemi sa më dinjitozë në paraqitje, – ka vijuar ai. – Kemi lojtarë nga kampionati vendës, por dhe të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia, Anglia, që do të sjellin një përvojë më shumë. Më duhet të falënderoj ato që  iu përgjigjen kësaj ftese, ndërsa të gjithë kanë qenë të ftuar për të marrë pjesë në këtë përfaqësuese, – ka shtuar ai. – Kemi bërë një skuadër shumë të mirë, shpresojmë në rezultate shumë të mira, mbi të gjitha në eksperiencën e trajnerit”. E ndaj pyetjes së mediave për një objektiv, Ponari do të tregohej ambicioz.

“Dëshira është shumë e madhe për t’i fituar të gjitha ndeshjet, – ka thënë ai. – Por e rëndësishme është të fitojmë tre ndeshjet që do të luajmë në fushën tonë. Mbi të gjitha kjo kombëtare do të ketë vazhdimësi, sepse ka brenda dhe 18-vjeçarë.” Kështu, edhe me “bekimin” e presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, kjo kombëtare e të rriturve të koshit ka nisur zyrtarisht përgatitjet për Eliminatoret e Kampionatit Evropian të Basketbollit, që nisin më datë 31 gusht, për të përfunduar më 17 shtator 2016.

 

Lista e kombëtares së basketbollit për meshkuj:

Elvis Dusha (Angli), Robert Shestani (Kamza Basket), Mired Jani (Tirana), Aldor Kola (SHBA), Red Vogli (Tirana), Genti Lasku (Tirana), Adriano Topalli (SHBA), Çelis Taflaj (Itali), Algert Gjonaj (Vllaznia), Marsel Aliaj (Teuta), Dod Lekndreaj (Vllaznia), Abdel Gjyzeli (Tirana), Julian Hamati (Kamza Basket), Gerti Shima (Sigal Prishtina), Besnik Biberaj (SHBA), Endrid Hysenagolli (Bashkimi Prizren), Denis Deda (SHBA), Herion Faslija (Vllaznia), Franci Zeneli (Itali)

Trajner: Antonis Kostantinides

Ndihmëstrajnerë: Afrim Bilali dhe Endri Rumani

 

Kalendari i Eliminatoreve të Kampionatit Evropian 2017

31 gusht 2016          Gjeorgji – Shqipëri               ora 19:00

3 shtator 2016           Shqipëri – Mali i Zi               ora 19:00

7 shtator 2016           Sllovaki – Shqipëri              ora 18:00

10 shtator 2016        Shqipëri – Gjeorgji               ora 19:00

14 shtator 2016        Mali i Zi – Shqipëri               ora 21:00

17 shtator 2016        Shqipëri – Sllovaki              ora 19:00

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh