Gjergj Vyshka 05.01.2015 17:55
Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ka prezantuar në takimin e fundvitit dhe projektin e kombëtareve të moshave. “Ne pretendojmë, – ka thënë presidenti Ponari në prezantimin e projekteve për ekipet kombëtare, – që më 2017-tën të kemi kombëtaret tona të të rriturve e të rriturave. Secila kombëtare ka stafin e saj që në përfundim të aktivitetit do të japi dhe llogari për arritje e për mos arritjet.”
“Dhe kush nuk do të ketë rezultate do të ndryshohet, – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris basketbollin në Shqipëri. – Gjithashtu plani dhe projekti i vitit 2015 është dhe çuarja e dy skuadrave në Ligën Ballkanike në basketboll për meshkuj, ashtu sikurse Kosova ka dy skuadra në të tilla aktivitete si SIGAL Prishtina e Peja. Sepse vetëm kështu mund të kemi një hop cilësor të këtij sporti në vend.”
E më pas, teksa festa është moderuar nga një tjetër gazetar sportiv si Gerti Çarçani, gjithçka është kaluar nën tingujt e muzikës dhe nën batutat e humorit të Ermal Mamaqit, kurse familja e basketbollit shqiptar paska pasur nevojë dhe për të tilla organizime. Ndaj dhe të gjithë i kanë thënë njëri-tjetrit në përfundim të saj “Gëzuar Vitin e Ri 2015”. Por gjithashtu Federata Shqiptare e Basketbollit ka dhënë dhe një Mirënjohje për sekretarin e klubit shumësportësh Apolonia, Lili Gërmau, që tashmë ka dalë në pension.