AlbanianSport.com 09/01/2017 12:30
ASNN – Pirro Leka, trajneri i Pezaros në Serinë A në Itali, duket se është kandidaturë serioze për trajner të kombëtares së të rriturve. Në të vërtetë u duk sikur erdhi ndryshimi kur pas Kostantinidesit erdhi greku i Tiranës, Antonios Doukas. Por rezultati në ndeshjen e parë ndaj Armenisë, 63-80 në Tiranë, duket se i ka bërë të pakënaqur drejtuesit e Federatës Shqiptare të Basketbollit.
Për më tepër burime të mirinformuara deklarojnë se të shtunën presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, së bashku me zëvendësministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Kostandin Shkurtin, kanë qenë në Itali. Atje ku kanë parë ndeshjen e Pezaros atje ku skuadra e tij është mundur 71-72 nga Umana Rejer Venecia, e cila është kampione e të kaltërve.
Në fakt, pas mbijetesës në Serinë A, Pezaro i ka dhënë një kontratë dyvjeçare Lekës, i cili, edhe pse është intervistuar nga Radio Televizioni Shqiptar, ka deklaruar se për momentin nuk është gati për kombëtaren e të rriturve. E megjithatë ka të ngjarë të lëkundet, aq më shumë që edhe lojtarë si Ndoja, apo Bushati, të cilët luajnë në Serinë A, njëri me Breshian e tjetri me Bolonjën, mund të ndikojnë në këtë lëvizje.
Më 22 dhe 25 shkurt 2018, Shqipëria në basketboll për meshkuj do të ketë dy ndeshje radhazi në fushë të huaj, një në Danimarkë dhe një në Armeninë, ndërsa Eliminatoret e e Kampionatit Evropian 2021 do t’i mbyllë më 1 korrik 2018, me Danimarkën në Tiranë. Parë kështu, Pirro Leka në krye të kombëtares së të rriturve mund të jetë një opsion i fortë dhe i shpejtë me dëshirën për të mos pasur më humbje katastrofike, po pse jo dhe për të shpresuar kalimin e turit paraeliminator të këtij Evropiani.