Gjergj Vyshka 09.04.2016 20:10
Përjashtohen nga veprimtari deri në fund të sezonit të Kampionatit Kombëtar të Paratërinjve dy ekipet e Nën-16-vjeçarëve, Olimpik Basket dhe Apolonia, të cilët kanë pasur një sherr masiv më 12 mars 2016. Komiteti i ri Drejtues i Federatës Shqiptare të Basketbollit, i dalë nga zgjedhjet e zhvilluar në Korçë më 30 mars, që në mbledhjen e tij të parë e ka nisur me “shpatë”.
Sepse është marrë masë për ndeshjen e paratërinjve të grupit B, Olimpik Basket-Apolonia, e cila është ndërprerë më 12 mars 2016, për shkak të një sherri masiv. Në mbledhjen e së premtes në të cilën kanë qenë të pranishëm presidenti Avni Ponari, si dhe anëtarët Edera Alibegaj, Vasil Shaka dhe Juel Jarani (kanë munguar Ilir Taflaj dhe Dritan Mema), por dhe Korab Llazani.
Duke mbetur në pikën më të nxehtë atë të sherrit masiv që ka ndodhur në ndeshjen e paratërinjve, ndonëse si masë duhet të ishte marrë ende pa shkuar në zgjedhjet e reja, sepse ngjarja ka ndodhur më 12 mars 2016, është vendosur, pas shqyrtimit të zgjeruar, që Apolonia dhe Olimpik Basket të pezullohen nga veprimtarisë, deri në fund të sezonit pa masë financiare.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Paratërinj
Grupi B
Java e 7-të
(27 mars 2016)
Partizani – Kamza Basket 50-84
Java e 8-të
(3 prill 2016)
Ardhmëria Basket – Kamza Basket 50-61
Java e 9-të
(6 prill 2016)
Goga Basket 2 – Ardhmëria Basket 41-61
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 8 7 1 545-345 15
- Ardhmëria Basket 8 5 3 440-382 13
- Apolonia 5 5 0 298-176 10*
- Partizani 7 2 5 356-420 8
- Goga Basket 2 7 0 7 246-470 7
- Olimpik Basket 5 1 4 229-306 6
* Apolonia dhe Olimpik Basket janë përjashtuar nga kampionati me vendim të FSHB-së