Gjergj Vyshka 23.05.2016 09:35
Në një moment është kërkuar pushim nga Superiori edhe pseishin vetëm fare pak sekonda për të përfunduar finalja, ndërsa skuadra e Nik Saraçit kryesonte 53-49. Por një debat në mesfushë mes Sykut e Toplicës është kthyer në një sherr masiv mes të gjitha palëve. Tifozë e prindër që zbresin në fushë, ndërsa sulmuar stoli i Superiorit, atje ku është goditur kryetrajnerja e këtij ekipi, Ledina Koçi.
Kjo e fundit, së bashku me stafin e saj, ka identifikuar si protagonist të goditjes lojtarin e të rinjve të Tiranës, Boran Fortuzi. E për rrjedhojë në momentin e goditjes së kryetrajneres së Superiorit kanë ndërhyre të gjithë lojtarët e këtij ekipi, të cilët janë ndeshur me agresorin. Madje kanë ardhur dhe nga stoli i Tiranës për të vazhduar duelin.
Një “mish-mash” i vërtetë, atje ku ka dhe përdorim të goditjeve të stilit japonez në të gjithë cepat e fushës, që është shmangur e qetësuar më pas vetëm nga ndërhyrja energjike e të zotit të shtëpisë, trajnerit të Kamza Basket, Adem Muhametaj. Ardhja e forcave të policisë që kanë marrë situatën nën kontroll duket se ka qetësuar palët, tifozët janë ngjitur në shkallët e tyre, kurse lojtarët janë ulur nëpër stola.
Madje basketbollistët e Tiranës, teksa po shkonin në dhomën e zhveshjes në pritje të vendimit të gjyqtarëve, i kanë dhënë dorën lojtarëve të Superiorit, si një shenjë paqeje, po pse jo dhe urimi për titullin “kampion”, që nuk e morën dot.
Superiori – Tirana 53-49 (e papërfunduar)
(14-10, 12-15, 10-8, 17-16)
Superiori: Pasho (6), Berati (18), Çela, Muho (4), Balliu (16) / Syku (7), Hoxhalli (2). Trajner: N. Saraçi
Tirana: Koko (20), Drini (2), Spahiu (2), Hajdarmataj (2), Papa / Toplica (9), Mollaymeri (12), Hoxha (2). Trajner: A. Kozeli
Gjyqtarë: M. Kasëmi (Vlorë), S. Tafilica (Shkodër)