Gjergj Vyshka 04.10.2014 14:55
Pallati i Sportit “Qazim Dervishi” tashmë është gati për të pritur veprimtaritë ndërkombëtare të basketbollit, teksa që nga 14 tetori, Vllaznia do të nisë rrugëtimin e saj në Ligën Ballkanike për meshkuj.
Dalja e skuadrës “kampion”, por dhe detyrimi për kthimin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” në parametrat ndërkombëtar dhe të kërkuar nga Liga Ballkanike, e ka detyruar Bashkinë e Shkodrës që t’i hyjë aksionit.
E thënë ndryshe, me ndryshimin krejtësisht të imazhit të saj, ky Pallat duket se është fituar nga komuniteti i basketbollit shqiptar. E meriton në veçanti Shkodra për gjithçka që i ka dhënë basketbolli, por në tërësi dhe i gjithë ky komunitet.