Gjergj Vyshka 17.03.2016 18:00
Basketbollistja e Skënderbeut dhe e ekipit kombëtar, Eda Llazar, është operuar dje në Spitalin Salius, teksa në ndeshjen me Britaninë e Madhe, e cila është zhvilluar në 20 shkurt, ka pësuar një dëmtim të rëndë.
Federata Shqiptare e Basketbollit, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Korab Llazani, kanë qenë pranë lojtares, ndërsa një pjesë e shpenzimeve për kryerjen e kësaj ndërhyrjeje janë marrë nga kompania “Sigal Uniqa Group”.
Me urimin “shërim të shpejtë dhe kthim në parket”, Federata Shqiptare e Basketbollit ka uruar lojtaren e Skënderbeut, Eda Llazar. Këtij urimi, për të mirën e sportistes dhe basketbollit shqiptar, i bashkohet edhe AlbanianSport.com.