Gjergj Vyshka 01.02.2017 08:50
Liga Ballkanike në Basketboll për Meshkuj dje ka nisur turin e dytë të saj me ndeshjet e grupit A. Dhe, që në nisje si Beroe Stara-Zagora, ashtu dhe Kozhuvi kanë shpalosur ambiciet e tyre për të ecur sa më shumë në këtë aktivitet e pse jo dhe për ta fituar atë.
Bullgarët e Beroes kanë mundur 104-76 malazezët e Sutjeskës së Nikshiçit, ndërsa pjesët e lojës kanë përfunduar përkatësisht me shifrat 27-27, 28-14, 21-26 dhe 28-9. Ndërkohë Kozhuvi ka fituar në derbin maqedonas me MKK Feni Industriers, 89-73.
Shifrat e çdo 10-minutëshi ishin 22-18, 26-22, 20-11 dhe 21-22. Sot do të luhen ndeshjet e grupit B, ndërsa ajo që duhet përmendur në këtë tur, skuadrat që në turin e parë kanë qenë bashkë, nuk luajnë përsëri ndaj njëri-tjetrit.
Ndërkohë, llogariten rezultatet që kanë arritur më parë. Sigal Prishtina, fituesja në fuqi e kësaj veprimtarie është eliminuar, dhe tashmë gjithçka është e hapur për këto tetë skuadra që janë në këtë tur të dytë.
Liga Ballkanike (BIBL 2016)
Basketboll – Meshkuj
Grupi C
Java e parë
(31 janar 2017)
Beroe Stara-Zagora – Sutjeska Nikshiç 104-76
Kozhuv – MKK Feni Industries 89-73
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Beroe Stara-Zagora 3 3 0 281-241 6
- Kozhuvi 3 1 2 254-250 4
- MKK Feni Industries 3 1 2 224-223 4
- Sutjeska Nikshiç 3 1 2 210-255 4