Gjergj Vyshka 23.01.2016 21:25
ASNN – Sikundër ishte parashikuar, për herë të parë, në grupmoshën e Nën-20-vjeçarëve, Shqipëria do të jetë kundërshtare me Kosovën në grupin C të Eliminatoreve të Evropianit. “Armiqësi” e shpallur nga Evropa, apo vërtetë do të jemi vëllezër në parket këtë do ta tregojë fusha.
Por për Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazanin, nuk ekziston asnjë keqkuptim. “Janë thjesht shorte, – ka thënë ai. – Ne do të respektojmë njëri-tjetrin ashtu sikurse kemi bërë deri më tani dhe mendojmë që përfaqësimi i tanëve jo vetëm me Nën-20-vjeçarët, por dhe me të tjerët të jetë më i mirë se vitin e kaluar, sepse tashmë e kemi fituar një eksperiencë.”
E serinë e pjesëmarrjes së kombëtareve të moshave do ta hapin Nën-20-vjeçarët djem, për ta vazhduar Nën-16-vjeçarët djem, më pas Nën-18-vjeçaret vajza dhe Nën-18-vjeçarët meshkuj. Dhe ajo që e mbyll këtë serinë, ashtu sikurse dhe vitin e kaluar, është kombëtarja e Nën-16-vjeçareve vajza.
Kampionati Evropian
i Basketbollit – Nën-20-vjeçarët
Divizioni B
(15-24 korrik 2016 – Halkidhiki, Greqi)
Grupi C:
- Britania e Madhe
- Greqia
- Holanda
- Kosova
- Irlanda
- Shqipëria
Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë
15 korrik 2016 Shqipëri – Britani e Madhe
16 korrik 2016 Shqipëri – Kosovë
17 korrik 2016 Shqipëri – Greqi
19 korrik 2016 Shqipëri – Irlandë
20 korrik 2016 Shqipëri – Holandë