Gjergj Vyshka 24.07.2017 16:10
Ndërkohë, Kosova është renditur në vendin e 12-të, teksa në finalen për vendet 11 dhe 12, është mundur nga Hungaria, 78-53. Madje mund të konsiderohet një “dajak” i dyfishtë nga Hungaria ndaj Kosovës.
Kjo, sepse dhe në grupin eliminator ka fituar përsëri Hungaria, 80-55. Në 8 ndeshje të këtij Evropiane, Kosova ka marrë 3 fitore dhe 5 humbje, ndërsa kështu e ka mbyllur në vendin e 12-të.
Hungarezët e kanë dominuar krejtësisht ndeshjen, teksa i kanë fituar 3 pjesët e para, përkatësisht 17-14, 20-12, 24-10, ndërsa e 4-ta është barazim 17-17. Përfundimisht, Kosova është e 12-ta në Evropianin e Nën-20-vjeçarëve.