Basketboll – Nën-20-vjeçarët / 34 lojtarë në përzgjedhjen e parë të Kombëtares

Share Button

Basketboll-U-20-perzgjedhja-Vujacic-plan-i-gjere

Gjergj Vyshka 31.05.2016 12:55

Kombëtarja e Nën-20-vjeçarëve, nën drejtimin e trajnerit malazez,Darko Vujaçiç, ka nisur përzgjedhjen e saj në prag të pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian të kësaj moshe, në Divizionin B. Siç dihet Shqipëria e Nën-20-vjeçarëve do të konkurrojë në grup me Greqinë, Britaninë e Madhe, Holandën, Irlandën dhe Kosovën, ndërsa ndeshjet zhvillohen në Halkidhiqi të Greqisë, nga data 17, deri më 24 korrik 2016.

Për t’u evidentuar është fakti se janë të gjithë lojtarë, të cilët aktivizohen nëpër ekipe të para. E si të tillë dje kanë munguar lojtarët e Teutës dhe Vllaznisë, të cilët janë në “play-off”-in për titullin “kampion” në basketboll për meshkuj, që pritet të zgjidhet ose nesër në Durrës, ose të shtunën në Shkodër. Në stërvitje janë paraqitur 34 lojtarë, prej të cilëve Vujaçiç duket se do të zgjedhë 17.

Ndërsa 7 apo 8 të tjerë, të cilët do të plotësojnë 25-shen e Evropianit vijnë nga Teuta dhe Vllaznia. Dje malazezi nuk ka dhënë ndonjë përfundim, edhe sepse u ka deklaruar lojtarëve se kanë qenë të plogësht. Për rrjedhojë do të kenë edhe një shans sot në stërvitjen e dytë dhe të fundit, e cila do të zhvillohet nga ora 17:00, deri në ora 20:00, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet.

Më 3 qershor në Federatën Evropiane të Basketbollit duhet dorëzuar dhe lista zyrtare e Shqipërisë së Nën-20-vjeçarëve. Sidoqoftë, tashmë ka nisur të ndihet vera e basketbollit shqiptar, e cila përmbledh 7 ekipe kombëtare në garë, që janë Nën-16-vjeçarët djem e vajza, Nën-18-vjeçarët djem e vajza, Nën-20-vjeçarët djem, të rritur dhe të rritura.

Dhe, pas Nën-16-vjeçarëve dhe Nën-20-vjeçarëve djem, pritet të nisin përzgjedhjet edhe për kombëtaret e tjera.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh