Gjergj Vyshka 18.06.2016 19:35
Më 8 qershor, Federata Shqiptare e Basketbollit, me firmën e Sekretarit të Përgjithshëm, Korab Llazani, ka bërë federimin e 24 lojtareve të Kombëtares së Shqipërisë për Nën-18-vjeçaret, vajza.
Kjo kombëtare, e cila drejtohet nga trajneri Viron Toska, do të marrë pjesë në Divizionin B, ndeshjet e të cilit zhvillohen në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, Sarajevë, nga data 23, deri më 31 korrik 2016.
Vazjat kuqezi do të jenë në grupin B, ku përballë do të kenë Bjellorusinë, Danimarkën, Ukrainën dhe Poloninë. Dhe pasi ka bërë një stërvitje, Toska ka zyrtarizuar 24 lojtaret e tij, të cilat tashmë janë federuar në Federatën Evropiane të Basketbollit.
Pikërisht këto 24 lojtare më 21 qershor në ora 12:00 do të jenë në një fazë tjetër seleksionimi në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Ja dhe lista e 24 basketbollisteve të kombëtares së Nën-18-vjeçareve, vajza:
Enxhi Aliaj, Dajana Baraj, Etien Beleshi, Serena Binaj, Sindi Bleta, Ariela Çoçja, Nadia Dalipaj, Ketjona Fekollari, Ajla Gozhdari, Fatjona Haris, Dea Hasanaj, Nisrina Kraja, Sibora Lamaj, Irini Leka, Kristina Malësia, Rexhina Matraku, Bernada Rreshpja, Marsida Shima, Silvi Sinani, Ebru Stafa, Xhensika Toska, Xhulia Velias, Klea Verri, Bozhana Zllatiçanin.