Gjergj Vyshka 03.08.2016 19:00
Shqipëria në basketboll për djem i grupmoshës deri në 18 vjeç, ka pësuar dje humbjen e katërt në Divizionin B të Kampionatin Evropian, në Shkup. Një humbje me 48 pikë diferencë, ndërsa e ka mundur edhe Sllovakia, ndërsa kjo ishte disfata më e thellë pas humbjes në ditën e parë ndaj Gjeorgjisë, 39-94.
Diferencat janë të mëdha, ndërsa sllovakët i kanë fituar të katër periodat. E kanë vënë ndeshjen nën kontroll sllovakët, që në pjesën e parë, teksa kanë fituar 11-23. Më pas, kanë fituar më thellë edhe të dytën, me shifrat 9-22 dhe kanë shkuar në pushim me epërsinë 20-45.
Epërsi që ka ardhur duke u thelluar në pjesën e tretë, ndërsa kuqezinjtë janë munduar të ekuilibrojnë, 17-21 dhe në të katërtën 8-27. Dhe në përfundim 45-93 për Sllovakinë. Sot në mesditë ndeshja e fundit në grup përballë Anglisë.
Shqipëri – Sllovaki 45-93
(11-23, 9-22, 17-21, 8-27)
Shqipëria: Dedolli (3), Bedini (2), Lilaj (20), Hysa (1), Bytyçi (4) / Çaushi (1), Qilimi (1), Pashaj (5), Gjeçi (2), Jareci, Nikoçi (2), Haruni (4). Trajner: M. Jani
Sllovakia: Ihring (9), Hebibi (4), Dolezaj (11), Zabo (8), Zeliznjak (12) / Majerçak (6), Durçik (11), Mokran (3), Vitek (6), Drgon (12), Kadasi (11). Trajner: R. Duris
Gjyqtarë: K. Simonov (Gjermani), S. Beliakov (Rusi), V. Maciulaitis (Lituani)