Gjergj Vyshka 31.07.2016 19:55
Kombëtarja e Nën-18-vjeçarëve të Shqipërisë për djem ka pësuar humbjen e dytë në Divizionin B të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe, që është duke i zhvilluar ndeshjet në Shkup. Ka luajtur me hope, atje ku ka fituar pjesën e dytë dhe atë të fundit, por pa mundur dot ta shmangë humbjen.
Gjërat janë vendosur që në pjesën e parë, kur Ukraina ka fituar 29-4. Është shkëputur që në fillim 8-0, ndërsa Haruni ngushton në 8-2. Ukraina nuk e ul ritmin dhe me një epërsi të pjesshme 11-0, ka thelluar në 19-2. Shënon për herë të fundit në pjesën e parë Pashaj dhe më pas sërish Ukraina s’na lë të marrim frymë.
10-0 e në përfundim të pjesës së parë ka kryesuar 29-4. E dyta edhe pse është fituar nga 21-16 nuk është se e ka ngushtuar diferencën shumë. 25-45. Ukraina lëshohet përsëri si “bishë” në pjesën e tretë dhe duke fituar 27-10 ka thelluar 35-72. Sidoqoftë, Shqipëria e fiton të fundit 15-11, por 50-83 për Ukrainën, që na ka mundur me 83 pikë diferencë dhe humbja e dytë për ne. Sot ndeshja e tretë përballë Skocisë në ora 21:00.
Shqipëri – Ukrainë 50-83
(4-29, 21-16, 10-27, 15-11)
Shqipëria: Qilimi (4), Haruni (3), Gjeçi (10), Bedini (7), Lilaj (13) / Çaushi (1), Dedolli (3), Pashaj (2), Jareci (3), Hysa, Nikoçi, Bytyçi (4). Trajner: M. Jani
Ukraina: Skapincev (11), Nikolenko (14), Njemcu (15), Horobçenko (6), Nvagbara (6) / Tirtishnik (9), Jagodin (14), Frolov (1), Dubonenko, Bondarsçk (7), Ovçarenko, Kravec.
Gjyqtarë: B. Mrdak (Serbi), L. Gardarson (Islandë), M. Kozlovskis (Letoni)