AlbanianSport.com 18.08.2015 08:40
ASNN – Pas 3 paraqitjeve për t’u harruar, ku Shqipëria ka pësuar dy humbje me disavantazh prej 100 pikësh, më në fund ka ardhur një tjetër humbje, por në shifra më të pranueshme, përballë bashkëmoshatareve nga Suedia.
Në takimin e vlefshëm për grupin A të Divizionit B të Kampionatit Evropian të Basketbollit për Femra, për grupmoshën e Nën-16-vjeçareve, skuadra kuqezi, e drejtuar nga trajnerja e mirënjohur e basketbollit shqiptar, Fiorentina Mitku, është mundur me shifrat 39-103.
Përkundër një nisje të dobët të 10-minutëshit të parë, të cilin e humbin 7-22, skuadra kuqezi ka reaguar në pjesën e dytë, duke shënuar 15 pikë, kundrejt 27 të pësuarave, dhe duke shkuar në pushim të ndeshjes me shifrat 22-49 në favor të nordikeve.
Dy pjesët e fundit kanë qenë më të dobëta për Nën-16-vjeçaret kuqezi, që kanë shënuar përkatësisht 9 dhe 8 pikë, duke e çuar kështu rezultatin përfundimtar në 39-103. Sot vajzat e Mitkut do të ndeshen me Maqedoninë.