Gjergj Vyshka 24.07.2017 08:50
Shqipëria në basketboll për djem për moshën deri në 16 vjeç e ka nisur me humbje Kampionatin Evropian, Divizioni C, që është duke u zhvilluar në Andorra La Vela. Përballë skuadrës vendëse, kuqezinjtë e trajnerëve Erkand Karaj dhe Gledis Muhametaj, duket se e kanë pasur të vështirë.
Në pjesën e parë dhe atë të dytë, të fituar nga vendësit përkatësisht 21-16 dhe 12-6, që në pushim kanë kryesuar 32-18, Andorra ka dominuar. Kuqezinjtë kanë kërkuar përmbysjen, ndërsa kanë fituar pjesën e tretë 17-19 dhe në total 49-37. E fundit është më e bukura për kuqezinjtë, që e fitojnë 15-6.
Por pa mundur të arrijnë të përmbysin, sepse në fund shifrat janë 52-55 për Andorrën. Në Kampionatin Evropian të Nën-16-vjeçarëve, Divizioni C, Andorra numëron 3 fitore ndaj kuqezinjve, sepse, përveç të djeshmes, i ka mundur më 8 korrik 2015, me shifrat 64-58, si dhe më 21 korrik 2015, me shifrat 60-37.
Kurse kuqezinjtë kanë vetëm një fitore ndaj tyre, atë 77-55, të arritur më 11 korrik 2015. Pra Shqipërua është “deficitare” edhe në statistika, ndërsa kështu e ka nisur me humbje Kampionatin Evropian Nën-16-vjeçarët për djem, që përfundon më 30 korrik 2017 në Andorrë.
Andorra – Shqipëri 55-52
(21-12, 12-6, 17-19, 6-15)
Andorra: Serrato (16), Solanes (3), Kruz (2), Pons (15), Kapdevila (3) / Frazes, Obiols (4), Betrian (12), Joval, Marti. Trajner: J. Lukue Puigjane
Shqipëria: Duçellari, Hanelli (4), Ropi (2), Muhametaj (19), Ndreca (13) / Tallushi, Salillari, Skendaj (10), Marku, Pinderi (4). Trajner: E. Karaj
Gjyqtarë: P. Markes (Portugali), I. Ivanoviç (Serbi), V. Pediev (Ukrainë)