Gjergj Vyshka 20.08.2017 14:25
Shqipëria e Nën-16-vjeçareve për vajza ka nënshkruar humbjen e tretë në Divizionin B të Kampionatit Evropian, ndërsa për vajzat e drejtuar nga trajneret Valbona Sako dhe Gjyljeta Basha (Shestani) ka qenë e papërballueshme dhe Bosnje-Hercegovina.
Boshnjaket e kanë nisur fort ndeshjen, teksa kanë fituar pjesën e parë 20-8. Më pas reagojnë vajzat kuqezi, të cilat, duke fituar pjesën e dytë 15-13, në pushim janë në një disavantazh prej 10 pikësh, 23-33.
Mirëpo, në pjesën e tretë dhe të katërt, që boshnjaket i kanë fituar përkatësisht 25-14 dhe 30-8, ka ardhur dhe vulosja e humbjes, e cila ka qenë me plot 43 pikë diferencë, 88-45.
Divizioni B i Kampionatit Evropian sot do të jetë pushim, ndërsa të hënën në ora 12:00 tonat do të jenë përballë Danimarkës. Por gjendja e deritanishme nuk premton për rezultate pozitive, ndërsa janë shënuar 3 humbje në po aq ndeshje.
Bosnjë-Hercegovinë – Shqipëri 88-45
(20-8, 13-15, 25-14, 30-8)
Bosnje-Hercegovina: Keseljeviç (17), Mitriç (21), Milosheviç (8), Babiç (2), Buçuk / Kovaçeviç, Selimoviç, Bobiç (2), Raduloviç (7), Zubac (17), Skrivan (4), Nikshiç (10). Trajner: S. Kecman
Shqipëria: Sinani (8), Rreshpja (19), Verri (10), Meço (2), Kraja / Hasani, Lugaj (6), Çobo, Hamataj, Ahmataj. Trajnere: V. Sako
Gjyqtarë: S. Tislenko (Ukrainë), D. Berekashvili (Gjeorgji), I. Esteve Malmierka (Andorrë)