Gjergj Vyshka 15.06.2016 20:10
Kombëtarja e Nën-16-vjeçarëve në basketboll për meshkuj, e cila do të marrë pjesë në Divizionin C të Evropianit, ku, nga data 17, deri më 24 korrik 2016 në Nikozia të Qipros, do të jetë përballë Gjibraltarit, Moldavisë, Armenisë dhe Andorrës, është duke vijuar përgatitjet e saj.
Kjo kombëtare ka bërë katër stërvitje, 3 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” dhe një në palestrën e shkollës 9-vjeçare “Qazim Turdiu” dhe, pasi ka regjistruar 24 basketbollistë në Federatën Evropiane të Basketbollit, trajneri Afrim Bilali përsëri e ka thjeshtuar këtë listë.
Dje Federata Shqiptare e Basketbollit ka zyrtarizuar listën e tij me 19 basketbollistë, ndërsa të gjithë këta do të lajmërohen për datën dhe vendin e stërvitjes së ardhshme. E vërteta është se vetëm 12 lojtarë, ashtu sikurse do të ndodh dhe me kombëtaret e tjera, do të jenë pjesëmarrës në Nikozia të Qipros.
Ja lista e 19 lojtarëve të thirrur nga trajneri Afrim Bilali:
Klajdi Duçellari (Marsi Basket), Odisea Shkurti (Apolonia), Detjon Bega (Invaders), Klain Tallushi (Ardhmëria Basket), Greis Xhyra (Elbasani), Ergys Muhametaj (Kamza Basket), Nazareno Koko (Tirana), Etore Marku (Vllaznia), Enes Kita (Superior), Mauro Salillari (Apolonia), Huljo Berati (Superiori), Flavio Delia (Invaders), Kevin Penigu (Vllaznia), Klindi Çela (Superiori), Enriko Shkurti (Invaders), Xheji Ruzhdia (Apolonia), Klinti Pane (Pogradeci), Aurel Boriçi (Marsi Basket), Redon Peraj (Vllaznia)