AlbanianSport.com 22/12/2017 12:50
ASNN – “All stars game”, ndryshe ndeshja e yjeve, në parketin e sallës kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” ka mbledhur kombëtaret e moshës 12 dhe 14 vjeç për djem. Të drejtuar nga trajnerët Elvis Ismeti, Vladimir Xheka, Gerald Osmani dhe Altin Cico brezi i ardhshëm i basketbollit shqiptar ka luajtur një ndeshje mes tyre.
Në përfundim të ndeshjes, atje ku të gjithë kanë qenë fitues, presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, së bashku me sekretarin e përgjithshëm Korab Llazani, apo dhe anëtarë të kryesisë kanë shpërndarë dhurata për fëmijët në prag të festave të fundvitit. Për më tepër topa basketbolli.