AlbanianSport.com 30/11/2017 12:30
ASNN – Pas 9 ndeshjeve në Ligën e Kampioneve në basketboll për meshkuj, apo dhe dy ndeshjeve në turin e parë të Eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Kinë 2019”, tashmë i ka shtuar listës së tij për sezonin 2017-2018 dhe Euroligën në basketboll për femra.
Pikërisht dje në Stamboll në “Kaferaga Spor Salon”, Cici ka qenë gjyqtar i dytë në ndeshjen e grupit B, Jakin Dou Universitesi – Fenerbahçe 72-61 (18-19, 18-15, 19-10, 17-17). Në këtë ndeshje gjyqtare e parë ishte serbja Jasmina Juras, kurse i tretë rumuni Aleksandru Olaru dhe vëzhgues turku Rustu Nuran.
Dhe kjo ishte ndeshja e tij e 12-të për sezonin 2017-2018, që do të thotë se është krye të përzgjedhjes edhe për veprimtaritë e tjera të basketbolli evropian. E kjo nuk është pak, ndonëse përgjatë këtij sezoni ka qenë 4 herë në Turqi, ashtu sikurse ka qenë 2 herë në Itali, 2 herë në Greqi e një herë në Rusi, Rumani, Bosnje-Hercegovinë e Spanjë. Shkurt, bilbili i Cicit vijon të ndihet në arenën ndërkombëtare të basketbollit.