Gjergj Vyshka 13.08.2016 16:10
Gentian Cici, ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, dje ka gjykuar ndeshjen e tij të 6-të në Kampionatin Evropian, Divizioni B për femra.
Ai ka qenë gjyqtar i parë në ndeshjen për vendet nga i 9-ti, deri në të 16, Ukrainë-Estoni 47-76 (14-8, 12-34, 9-24, 12-10).
Në këtë ndeshje Cici ka pasur për ndihmës bjellorusin Piotr Ivashkov dhe bullgarin Borislav Peltekov e vëzhgues rumunin Marius Marinesku.
Në këtë veprimtari, Cici ka gjykuar Izrael-Holandë 54-71, Angli-Bosnje-Hercegovinë 66-56, Qipro-Slloveni 33-59, Belgjikë-Poloni 48-51, Rumani-Maqedoni 89-34.
Dhe tani Ukrainë-Estoni 47-76. Pra asnjëherë një skuadër dy herë, ndërsa niveli i tij vijon të rritet.