Basketboll / Miqësore me Kosovën, si dhe seminare për gjyqtarë & trajnerë

Share Button

Basketboll-FSHB-FBK-grup-foto-2016

Gjergj Vyshka 13.04.2016 08:00

Një delegacion i Federatës Shqiptare të Basketbollit, me në krye Sekretarin e Përgjithshëm, Korab Llazani, i cili ka qenë i shoqëruar nga kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve, “bilbili” ndërkombëtar Gentian Cici, por dhe vëzhguesi Arben Kasmi, ka qenë dje për një vizitë pune në Kosovë. Llazani është pritur nga homologu i tij Leart Hoxha dhe zyrtarë të tjerë të Federatës së Basketbollit të Kosovës. Në këtë takim është diskutuar për bashkërendimin e veprimtarive të përbashkëta gjatë verës duke filluar nga zhvillimi i ndeshjeve miqësore për përfaqësueset e kategorive të moshave dhe të të rriturve në të dyja gjinitë.

Madje është diskutuar deri tek mundësia e organizimit të seminareve të përbashkëta për gjyqtarë e trajnerë, si dhe veprimtari të tjera garuese dhe teknike. “Në takim kemi rënë dakord për miqësoret për të gjitha kategoritë e Përfaqësueseve dhe për të dyja gjinitë, – ka deklaruar pas takimit Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së, Leart Hoxha. – Ato do të bëhen publike në ditët e ardhshme, por me Përfaqësueset e të rriturve do të luajmë së paku një herë në datat e hapura në muajin gusht. Po ashtu kemi rënë dakord për organizimin e seminareve të gjyqtarëve e trajnerëve, si dhe për fillimin e një programi të të dyja shteteve për licencim të trajnerëve.

“Për këtë do të kërkohet mbështetje materiale dhe teknike nga FIBA, por edhe nga federatat mike”, – ka shtuar nr. 2 i organizmit që qeveris koshin e Kosovës. Duhet theksuar se Kosova dhe Shqipëria do të bëjnë ndeshje në të njëjtin grup me përfaqësueset e Nën-20-vjeçarëve në Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të zhvillohet prej nga data 15, deri më 24 korrik 2016. në Halkidhiqi të Greqisë. Në Grupin C, përveç Kosovës dhe Shqipërisë do të jenë edhe Greqia vendëse, Britania e Madhe, Holanda dhe Irlanda.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh