Gjergj Vyshka 14.06.2016 15:35
Për hir të finales së minifutbollit, kombëtarja Nën-20-vjeçarëve e basketbollit është zhvendosur në sallën 3 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
Sigurisht që kjo nuk u ka ardhur për mbarë drejtuesve të Federatës Shqiptare të Basketbollit, të cilët edhe duke qenë pagues në këtë impiant të vetëm të lojërave me dorë kërkojnë të tjera kushte trajtimi.
Megjithatë Darko Vujaçiç tashmë ka një punë më intensive, sepse nga 24 lojtarë të përzgjedhur, që tashmë janë regjistruar në FIBA Evrope, duhet të zgjedhë 12 për në Halkidhiqi të Greqisë, më 15-24 korrik.
Sidoqoftë, tashmë vera e basketbollit shqiptar me pjesëmarrjen e shtatë kombëtareve ka nisur.