Gjergj Vyshka 11.04.2015 08:30
Dje janë luajtur ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të “play-off”-it për titullin “kampion” në Kampionatin Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj. Tirana e trajnerit veteran, Bujar Shehut, jo vetëm që e ka pasur të lehtë kundërshtarin, por që tani duket se është në finalen e titullit “kampion”.
Bardheblutë kanë fituar në “Farie Hoti”ndaj Partizanit, 103-66, duke e kthyer ndeshjen në një seancë stërvitore, ndërsa e kthimit duket se do të jetë një formalitet. Por në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” Shkodër është luajtur si të ishte një finale e vërtetë titulli “kampion”.
Sepse është dashur koha shtesë për të caktuar fituesen, që i ka takuar Vllaznisë, e cila ka fituar vetëm me dy pikë diferencë, 79-77. Tashmë priten ndeshjet e kthimit, ndërkohë që për femra pritet ndeshja e tretë mes Flamurtarit e Tiranës, e cila do të luhet sot në Vlorë në ora 11:00. Apolonia është finalistja e parë e kampionatit.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kalendari i “play-off”it
Dueli final:
Ndeshja e parë
(10 prill 2015)
Të premten:
Tirana – Partizani 103-66 (1-0)
Salla Sportive “Fahrie Hoti”, Tiranë
Vllaznia – Kamza Basket 79-77 (+5’) (1-0)
Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër
Ndeshja e dytë
(14 prill 2015)
Të martën:
Partizani – Tirana (19:00)
Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë
Kamza Basket – Vllaznia (19:00)
Salla Sportive, Bathore
Ndeshja e 3-të*
(17-18 prill 2015)
Të premten:
Tirana – Partizani (19:00)
Salla Sportive “Fahrie Hoti”, Tiranë
Të shtunën:
Vllaznia – Kamza Basket (19:00)
Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër
* Nëse do të jetë e nevojshme.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kalendari i “Play-Off”-it
Gjysmëfinalet
Ndeshjet e para
(4 prill 2015)
Apolonia – Skënderbeu 90-50 (1-0)
Flamurtari – Tirana 74-80 (0-1)
Ndeshjet e dyta
(8 prill 2015)
Skënderbeu – Apolonia 76-80 (2-0)
Tirana – Flamurtari 65-71 (1-1)
Ndeshjet e treta*
(11 prill 2015)
Flamurtari – Tirana (11:00)
* Nëse do të ishte e nevojshme.