Gjergj Vyshka 03.02.2017 07:55
“Bum” të huajsh si asnjëherë tjetër në kampionatin shqiptar, më së shumti tek meshkuj, ndërsa gjithçka e imponon Tirana kryesuese. Kështu, basketbolli shqiptar dje ka zyrtarizuar të gjitha lëvizjet dimërore të periudhës 1-31 janar 2017. Si asnjëherë tjetër në këtë merkato dimërore, në basketbollin shqiptar ka një “bum” të huajsh, më së shumti tek meshkujt, çka për Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, do të thotë rritje cilësore.
Normalisht e ka një arsye ky “bum” afrimesh, sepse të paktën tek meshkujt, imponimi vjen nga Tirana. Jo vetëm sepse ka dy amerikan në gjirin e vet, të tillë si Grifin Rame dhe Manuel Xhonson, por sepse edhe duke pasur lojtarët e kombëtares si Shima, Hysenagolli që ishte ndër më të mirët e Ligës Ballkanike për turin e parë, Vogli e Lasku, Karaj, apo dhe më të rinjtë si Gjyzeli, Durrsi, Gjeçi, Pashaj, pa harruar këtu dhe qendrën Hasani, bëhen skuadër e pathyeshme.
Dhe e vetmja mënyrë, të paktën siç e kanë kuptuar kundërshtarët e bardhebluve në luftën për titull “kampion”, Teuta e Vllaznia, është kundërpërgjigja “dhëmb për dhëmb”. Që do të thotë ardhja e amerikanit Danbar tek Teuta, apo dhe e Frilavit, Palmerit dhe Xheksonit tek Vllaznia, ndërsa shkodranët kanë arritur të marrin dhe Gjonajn nga Ardhmëria Basket, e bën kampionatin interesant. Tirana i ka shtuar vetes Strazimirin nga Teuta, kurse Kamza Basket ka marrë Laçin.
Të vetmet ekipe që nuk janë përforcuar janë Ardhmëria Basket e Flamurtari. “Sigurisht që tek meshkuj e imponon dhe Tirana një lëvizje të tillë. Për të gjithë bëhet mirë sepse do të kemi një kampionat më interesant dhe më të fortë. E kjo që në javën e parë të fazës së dytë”, – ka theksuar Llazani për “Sport Ekspres”. Po tek djemtë asnjë përçapje për afrime tek Kategoria e Parë, që e lë këtë kampionat thuajse ashtu siç ka përfunduar më 22 dhjetor 2016.
Lëvizjet zyrtare të merkatos dimërore të basketbollit shqiptar:
Meshkuj – Superliga:
Tirana Klein Strazimiri nga Teuta
Teuta Peter Ernest Dubar (SHBA)
Kamza Basket Marlind Laçi nga Partizani
Vllaznia Xhoshua Brandon Frilov (SHBA), Algert Gjonaj nga
Ardhmëria Basket, Seth Aleksandër Xhekson (SHBA),
Daril Xhejms Palmer (SHBA)