Gjergj Vyshka 18.09.2016 18:55
Ish-lojtari i Teodos në Malin e Zi, Manuel Xhonson, është i sigurt që bardheblutë do të kalojnë në turin e dytë të Ligës Ballkanike. “Çdo trofe tjetër kombëtar do të jetë për ne, sepse Tirana është një ekip me emër të madh”, – ka thënë amerikani. – Së pari jam i kënaqur që jam tek Tirana në një klub me shumë trofe dhe që do të rikthehet shpejt tek trofetë.”
“Unë jam i kënaqur që jam këtu dhe jam kurioz ta njoh sa më shpejt nivelin e basketbollit të vendit tuaj, – ka theksuar ai për “Sport Ekspres”. Duke pasur dhe eksperiencën e të luajturit në Ligën Ballkanike, pavarësisht kundërshtarëve që do të kemi përballë (Trepçe Mitrovicë, Peja, MKK Feni Industriers, Kaspov Sokoli 2000 dhe Sutjeska Nikshiq) unë mendoj që do të jemi në raundin e dytë të Ligës Ballkanike.”
“E sa për trofetë kombëtar të gjitha do të jenë të Tiranës”, – ka përfunduar Xhonson, ndërsa më parë bardheblutë kanë marrë për trajner maqedonasin Sllobodan Petrovski, si dhe basketbollist serb që luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Luka Petroviçin, apo dhe Erkand Karajin nga Kamza Basket.