AlbanianSport.com 01.02.2015 09:45
ASNN – Kampionati Kombëtar i Basketbollit për Meshkuj ka luajtur dje dy ndeshjet e tjera të javës së tij të 12-të dhe Tirana e Vllaznia kanë korrur fitore, duke ruajtur duelin e kreut.
Shkodranët e trajnerit Bledar Gjeçaj, të cilët kanë kapërcyer zhgënjimin në Superkupë, ku u mundën nga Kamza Basket, dhe kanë fituar në Durrës ndaj Apolonisë, me shifrat 97-68, tashmë janë ngjitur në kuotën e 21 pikë.
Po aq kanë edhe bardheblutë e Bujar Shehut, të cilët nuk kanë patur shumë probleme në kryeqytet ndaj Flamurtarit, duke triumfuar në shifrat 87-71. Në vendin e 3-të, me 4 pikë më pas është Partizani, që u mund këtë javë.
Kamza Basket jo vetëm që është prezantuar dje si një fituese e denjë e Superkupës së Shqipërisë, por duket se të premten ia ka “nxjerrë inatin” Partizanit të trajnerit Elvis Ismeti.
Ajo që duhet pranuar është se në dy fazat e para Partizani kishte fituar si në Kamëz, 68-63, ashtu dhe në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, 62-61. Por ajo e të premtes ka qenë një tjetër histori.
Kamza Basket jo vetëm që e ka dominuar ndeshjen, por i ka fituar me diferencë pikësh të katër pjesët e ndeshjes dhe duke vulosur suksesin e tyre në shifrat 76-37 ndaj Partizanit.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Java e 11-të
(30-31 janar 2015)
Të premten:
Kamza Basket – Partizani 76-37
Të shtunën:
Tirana – Flamurtari 87-71
Apolonia – Vllaznia 68-97
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Vllaznia 11 10 1 947-714 21
- Tirana 11 10 1 965-734 21
- Partizani 11 6 5 708-753 17
- Kamza Basket 11 5 6 798-688 16
- Flamurtari 11 2 9 727-871 13
- Apolonia 11 0 11 623-992 11