Gjergj Vyshka 10.10.2015 12:35
Vllaznia në basketboll për meshkuj ka marrë fitoren e dytë në këtë kampionat, teksa dje ka triumfuar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet përballë të kuqve të Elvis Ismetit.
Kampionët në fuqi e kanë nisur shpejt ndeshjen, ndërsa diferencat janë të mëdha në fushën e lojës, aq sa pjesa e parë ka përfunduar me 10 pikë diferencë në favor të shkodranëve, 11-21.
Në të dytën ka një përpjekje të të kuqve, që kanë fituar 14-9, dhe kanë ngushtuar 25-30. Vetëm kaq, sepse Vllaznia nuk ka lëshuar më, por ka fituar 15-20 dhe 19-20 dhe në fund, në një ndeshje pa shumë histori, 59-70 për Vllazninë.
Partizani – Vllaznia 59-70
(11-21, 14-9, 15-20, 19-20)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e dytë
(9-10 tetor 2015)
Të premten:
Partizani – Vllaznia 59-70
Kamza Basket – Tirana 88-65
Të shtunën:
Teuta – Flamurtari ora 12:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Vllaznia 2 2 0 140-119 4
- Kamza Basket 2 1 1 148-135 3
- Tirana 2 1 1 145-162 3
- Flamurtari 1 1 0 79-67 2
- Partizani 2 0 2 126-149 2
- Teuta 1 0 1 74-80 1