Gjergj Vyshka 21.01.2015 18:20
Vllaznia e ka nisur mirë ndeshjen e djeshme në Rumani përballë Krajovës, ndërsa një trepikësh i Arrës i ka nxjerrë në epërsi 3-0. Rumunët mundohen dhe nëpërmjet Bozoviç e Bureau kanë përmbysur në 4-3. Madje janë shkëputur deri në 7-3 pas së cilës shkodranët mundohen të ngushtojnë sa më shumë. Dhe kjo ka ardhur deri në 7-5. Sepse më pas vendësit nuk kanë lëshuar më, derisa janë shkëputur deri në 12 pikë diferencë, 17-5. Madje kanë thelluar deri në 20-5.
Dhe në fund të pjesës së parë, Krajova është në epërsi 22-12. Në të dytën gjithçka është nën kontrollin e rumuëve, të cilët janë në udhëheqje të rezultatit në vazhdimisht. Për rrjedhojë teksa e kanë fituar pjesën e dytë 18-11, vendasit kanë shkuar në dhomat e zhveshjes me një epërsi prej 17 pikësh, 40-23. Në të tretën vendësit janë të papërmbajtshëm. Janë shkëputur deri në 12-0 dhe kanë kryesur 52-23. Madje rezultati i tyre më i thellë është 59-29 e duke fituar pjesën e tretë 27-8 janë shkëputur 67-31.
Në të katërtën ka një farë ekuilibri. Por Krajova ka fituar 19-14 dhe në fund një fitore për rumunët prej 41 pikësh, 86-45. Kjo është disfata më e thellë e Vllaznisë, e cila aventurën e fundit të Ligës Ballkanike do ta mbyllë në Maqedoni ndaj Kozuvit, skuadra që e ka mundur më thellë në Shkodër, jo pak, por me 36 pikë diferencë. Përfundimisht pa të huajt, shkodranët e Gjeçajt nuk kanë pasur mundësi për të bërë më shumë, ndërsa misioni i tyre në Ligën Ballkanike ka qenë më shumë se sa i pamundur.
Sepse ky është niveli i basketbollit shqiptar në tërësi.
SCM Krajova – Vllaznia 86-45
(22-12, 18-11, 27-8, 19-14)
SCM Krajova: Miçiç (6), Boltiç (3), Bozoviç (11), Santa (8), Bureau (10) / Damian (11), Petrisor (3), Korneanu (12), Andrei, Boshnjak (4), Ciotlaus (12), Marojeviç (6). Trajner: A. Mandiç
Vllaznia: Bekteshi (8), Berdica (12), Ndoja (7), Huti (2), Arra (6) / Shabani (2), Taraboshi (4), Fasllija (4). Trajner: B. Gjeçaj
Gjyqtarë: Z. Mitrovski, A. Pavlov, A. Ferevski (Maqedoni)