Basketboll – Meshkuj / Vllaznia, në Ligën Ballkanike, një rast për reflektim

Share Button

Basketboll-Meshkuj-Kozuv-Vllaznia-poshte

Nga Gjergj Vyshka 29.01.2015 09:55

Kampionët e basketbollit shqiptar janë mundur me 40 pikë diferencë nga Kozuvi. Pjesëmarrje zhgënjyese e shkodrane, ndërsa përfundimi dihej pa nisur ende gara. Vllaznia e ka pasur fundin me turp në Ligën Ballkanike.

Një pjesëmarrje zhgënjyese e shkodranëve të Bledar Gjeçajt, jo vetëm në ndeshjen e djeshme në Gevgelija të Maqedonisë përballë Kozuvit, por në përgjithësi në të gjithë pjesëmarrjen e saj në Ligën Ballkanike.

7 ndeshje dhe 7 humbje, që nuk bëjnë asgjë tjetër, por vetëm vërtetojnë se basketbolli shqiptar e ka ende të pamundur për t’u përballur në nivelin ndërkombëtar, duke nisur nga ai rajonal.

Përtej përpjekjeve të presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, për të nxitur pjesëmarrjen e ekipeve shqiptare në Ligën Ballkanike jo më me një, por me dy, produkti që zbret në parket është një hiç.

Me gjithë dëshirën e mirë, sidomos kur skuadrat shqiptare janë pa lojtarë të huaj, edhe kur kanë pasur janë nga ata basketbollistë të cilët janë shtrydhur nëpër vendet e veta dhe kanë përfunduar gjithçka atje e mandej nuk bëjnë asnjë diferencë me tanët, nuk mund të bëjnë asgjë më shumë.

Kjo ishte e gjithë pjesëmarrja e Vllaznisë në Ligën Ballkanike të basketbollit për meshkuj, e cila u vulos me humbjen e thellë ndaj maqedonasve të Kozuvit dje në mbrëmje, jo pak, por 40 pikë.

 

Kozuv – Vllaznia                   99-59

(24-14, 35-20, 25-7, 15-18)

Kozuvi: Nesoviç (13), Albijaniç (8), Glavshev (7), Pekoviç (8), Brshkov (8) / Apostolov (4), Bogojev (12), Sepa (7), Janjuseviç (15), Bozoviç (4), Ivelja (9), Goçevski (4). Trajner: M. Pejiç

Vllaznia: Bekteshi (15), Berdica (17), Ndoja (6), Fasllija (5), Huti (11) / Shaqiri, Llazani, Taraboshi (5). Trajner: B.Gjeçaj

Gjyqtarë: V. Tsekov, I. Manolov (Bullgari), G. Pursanidis (Greqi)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh