ASNN – Ballafaqimi Vllaznia-Partizani në basketboll për meshkuj nuk ka pasur shumë emocione. Në ndryshim nga përballja me durrsakët e Teutës, këtë radhë fitorja 78-55 tregon se Vllaznia ka qenë protagoniste e suksesit. Vendësit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke e fituar pjesën e parë 20-15.
Por fitorja e miqve të drejtuar nga trajneri Arben Fagu në dhjetë minutat e dyta, me shifrat 16-21, bën që pjesa e parë të mbyllet me shifrat e barabarta, 36-36. Pas pushimit, djemtë kuqeblu janë më të saktë në fushën e lojës. Kanë fituar 25-9 të tretë dhe, më pas, 17-10 të katërtën, dhe në total 78-55 për Vllazninë.
Kështu skuadra shkodrane është finaliste e Kupës së Shqipërisë. Për t’u theksuar në këtë ndeshje është se 3 pikëshënues më të mirë shfaqen me pikë të barabarta. Krahas të zakonshmit Gjon Ndoja këtë radhë ishin edhe dy vëllezërit, Danjel dhe Dod Lekndreaj, të cilët në fund të takimi të tre figuruan me nga 13 pikë të shënuara.
Ndërkohë, shumë pranë tyre, me nga 12 pikë janë edhe Antonio Shabani dhe Herion Faslia.
Vllaznia – Partizani 78-55
(20-15, 16-21, 25-9, 17-10)
Vllaznia: Berdica, Ndoja, Bekteshi, Faslija, Da. Lekndreaj / Taraboshi, Shabani, Rakaj, Selimi, Rrashketa, Do. Lekndreaj. Trajner: B. Gjeçaj
Partizani: F. Ismeti, Dervishi, Jareci, Pregja, Pylla / Ikonomi, Bardhi, Troja, Gozhdani, Kristo, Qilimi. Trajner: A. Fagu
Gjyqtarë: O. Kasmi, A. Bejko, E. Gjoni (Tiranë)
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Meshkuj
Çerekfinalet:
Të martën:
Vllaznia – Partizani 78-55
Ardhmëria Basket – Eagles Basket 85-48
Teuta – Elbasani 118-52
Të mërkurën:
Tirana – Kamza Basket ora 17:00