Gjergj Vyshka 15.05.2016 13:55
Vllaznia është kualifikuar me lehtësi për në finalen e titullit “kampion” në basketboll për meshkuj, ndërsa është kthyer në një “mace e zezë” për Tiranën. Shkodranët e trajnerit Bledar Gjeçaj, të mbështetur fort në organizimin e amerikanit Alen, por dhe në lojën e mirë të Arrës e Faslisë, Gjonajt e Bërdicës, Bekteshit e Ndojës, madje dhe Xhokoviç, Taraboshit, Daniel Lekndreajt apo dhe të tjerëve ia kanë arritur t’ia dalin ta fitojnë edhe ndeshjen e dytë, 80-68 dhe gjithë duelin me rezultatin 2-0.
21-23 perioda e parë për shkodranët. Më pas 16-21 perioda e dytë dhe në pushim 37-44 për Vllazninë. Kuqeblutë shpërthejnë me trepikëshat e Arrës dhe të Gjonajt e Bekteshit, ndaj dhe kanë fituar pjesën e tretë 15-21 dhe, duke kryesuar 52-65, e kanë të sigurt fitoren. Pjesa e katërt e fituar nga Tirana, 16-15, nuk ka shërbyer për asgjë, sepse Vllaznia tashmë është në finalen e titullit “kampion” dhe ka nisur festën në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, duke shpresuar se do të jetë përsëri me trofe në basketbollin e meshkujve.
Tirana – Vllaznia 68-80 (0-2)
(21-23, 16-21, 15-21, 16-15)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kalendari i “play-off”-it
për titull “kampion”
Superliga
Gjysmëfinalet:
11 maj 2016:
Kamza Basket – Teuta 74-80 (0-1)
(12-19, 21-21, 15-23, 26-16)
Salla Sportive, Bathore
Vllaznia – Tirana 81-63 (1-0)
(21-13, 16-17, 20-15, 25-18)
Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër
14 maj 2016:
Teuta – Kamza Basket 68-62 (2-0)
(16-22, 20-15, 22-11, 10-14)
Pallati i Sportit “Ramazan Njala”, Durrës
Tirana – Vllaznia 68-80 (0-2)
(21-23, 16-21, 15-21, 16-15)
Salla Sportive “Fahrie Hoti”, Tiranë