Gjergj Vyshka 25.02.2017 14:35
Vllaznia në basketboll për meshkuj i ka kthyer “reston” Kamza Basketit, ndërsa dje në mbrëmje, drejtuar nga kroati Jeronimo Sarin, ka fituar në sallën sportive të Bathores, me 42 pikë diferencë, 58-100.
Që në dy pjesët e para, Vllaznia është dukur që e dominonte këtë takim, ndërsa ka kryesuar në pushimin e madh me shifrat 23-52. Ka ndodhur kështu, sepse ka fituar të parën 9-26 dhe të dytën 14-26.
Edhe pse në pjesën e tretë ka një përpjekje te Kamza Basket për të përmirësuar lojën, sërish fiton Vllaznia, 20-22 dhe 43-74 për shkodranët. 15-26 e fundit, e cila do të vuloste rezultatin përfundimtar 58-100 për veriorët kuqeblu.
Shënuesi më i mirë i ndeshjes ishte amerikani i Vllaznisë, Palmer, me 21 pikë, i ndjekur nga bashkëatdhetari i Frilav, po i shkodranëve, me 17 pikë. Për Kamza Basket, si gjithnjë, shënuesi më i mirë ishte Vaqarri, me 13 pikë.
Kamza Basket – Vllaznia 58-100
(9-26, 14-26, 20-22, 15-26)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 14-të
(24-25 shkurt 2017)
Të premten:
Ardhmëria Basket – Tirana 70-111
Kamza Basket – Vllaznia 58-100
Të shtunën:
Teuta – Flamurtari ora 19:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 14 13 1 1348-923 27
- Vllaznia 14 9 5 1109-935 23
- Teuta 13 9 4 1003-906 22
- Kamza Basket 14 7 7 1066-1137 21
- Ardhmëria Basket 14 3 11 916-964 17
- Flamurtari 13 0 13 638-1216 13