AlbanianSport.com 15.03.2017 14:20
ASNN – Vllaznia pretendente për titull “kampion” në basketboll për meshkuj e ka kaluar me shumë thjeshtësi Vlorën, ndërsa ka mundur Flamurtarin, 80-60. Humbja e 17-të radhazi për vlonjatët, që tashmë janë në Kategorinë e Parë.
Flamurtari, tashmë me një skuadër të re e ka pasur të vështirë t’i bëjë ballë Vllaznisë, e cila e ka dominuar nga fillimi deri në fund ndeshjen. Pjesa e parë ishte 14-19 për Vllazninë, ndërsa e dyta 22-30, po për kuqeblutë.
Dhe, në pushim, miqtë kanë kryesuar 36-49. E treta ka qenë 13-20 për Vllazninë, e cila ka thelluar në 49-69. Dhe vetëm e fundit është barazim 11-11, që ka fiksuar rezultatin përfundimtar 60-80 për Vllazninë.
Flamurtari – Vllaznia 60-80
(14-19, 22-30, 13-20, 11-11)
Flamurtari: Todi, Lilaj, Kollovi, Bacaj, Sotiri, Toska, Liçaj, Mëhilli, Kasimi, Nuredini, Dede. Trajner: V. Birçaj
Vllaznia: Hamati, Bekteshi, Rashketa, Taraboshi, Bërdica, Palmer, Xhekson, Lekndreja, Rakaj. Trajner: B. Gjeçaj
Gjyqtarë: E. Koçi, E. Allaraj (Tiranë), M. Kasëmi (Vlorë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 17-të
(14 mars 2017)
Të martën:
Flamurtari – Vllaznia 60-80
Tirana – Kamza Basket 90-71
Teuta – Ardhmëria Basket 60-85
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 17 15 2 1631-1138 32
- Vllaznia 17 12 5 1362-1141 29
- Teuta 17 11 6 1295-1172 28
- Kamza Basket 17 7 10 1256-1371 24
- Ardhmëria Basket 17 6 11 1180-1126 23
- Flamurtari 17 0 17 833-1610 16