Gjergj Vyshka 25.09.2014 15:25
Vllaznia në basketboll për meshkuj, në kuadrin e përgatitjeve për Ligën Ballkanike, e cila nis më 14 tetor, ka zhvilluar një tjetër miqësore.
Shkodranët e Bledar Gjeçajt kanë qenë përballë Klubit të Basketbollit të Ulqinit dhe e kanë fituar bindshëm këtë ndeshje 97-89.
Nuk duhet harruar që pas Saralijës, Vllaznia ka marrë dy malazezë, që janë Gavriniç dhe Pajoviç, si dhe kroati Petriç.
Në këto kushte kjo fitore në miqësore në Ulqin tregon se Vllaznia është gati për Ligën Ballkanike