Gjergj Vyshka 07.10.2014 21:15
Vllaznia në basketboll për meshkuj, në prag të përgatitjeve të saj për Ligën Ballkanike, që nis më 14 tetor 2014, ka luajtur një tjetër miqësore.
Ka qenë përballë Tiranës së Bujar Shehut, ndërsa në “Fahrie Hoti” ka fituar me 30 pikë diferencë, 82-52, që tregon diferencat e thella mes të dy skuadrave.
Nuk duhet harruar që shkodranët e koshit kanë katër të huaj, ndërsa përveç sllovenit Saralija janë dhe dy malazezë dhe një kroat.
Tashmë pritet që edhe Pallati i Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës është duke marrë pamjen e duhur për të qenë gati për aktivitetin e Ligës Ballkanike.