AlbanianSport.com 22.04.2015 09:15
ASNN – Ashtu sikurse vitin e kaluar, Tirana dhe Vllaznia janë duke diskutuar titullin “kampion” në Kampionatin Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj.
Në ndeshjen e luajtur mbrëmë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, Vllaznia, edhe me petkun e kampionit, ka arritur të fitojë 74-65.
Tashmë do të luhet ndeshja e dytë në Shkodër, ndërsa për femra sot do të luhet ndeshja e tretë mes Apolonisë e Flamurtarit në Durrës.
Deri më tani janë 1-1, sepse Apolonia ka fituar në Vlorë, 63-61, kurse vlonjatet kanë fituar ndeshjen e parë 73-66.