Shkodranët janë munduar të thyejnë rekordin e bardhebluve, që në 21 dhjetor kanë fituar përballë vlonjateve me 89 pikë, por s’ia kanë arritur kur suksesi i kuqebluve ishte me 76 pikë diferencë. Pas nisjes me humbje të fazës së dytë përballë Tiranës në në fushë të huaj, pasditen e së shtunës, Vllaznia priti në shtëpi Flamurtarin. Interesant ishte fakti vetëm pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Vllaznia-Flamurtari, teksa shkodranët fituan mes drithërimash 3-2, shkodranët u zhvendosën në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishin” për të shijuar spektaklin e basketbollit të meshkujve.
Vllaznia dhe Flamurtari përballen sërishmi, por tashmë në basketboll për meshkuj. Një ndeshje që në fakt ishte e paralajmëruar nga vetë trajneri Bledar Gjeçaj se nuk do të ishte e vështirë për ta kaluar me fitore për vete nivelin më të mirë që kishin kuqeblutë në raport me kundërshtarin. Këtë e ka vërtetuar më së miri edhe ecuria e ndeshjes kur të gjitha pjesët e lojës kanë qenë nën komandën e Vllaznisë. Dy të parat janë me shifra shumë të thella, 35-8 dhe 30-10, duke i çuar skuadrat në pushin 65-18, plot 47 pikë diferencë në favor të kuqebluve.
Epërsia vazhdon dhe thellohet edhe në pjesën e tretë, të cilën Vllaznia e fiton më shifrat 33-7, ndërkohë që vetëm në pjesën e fundit, falë aktivizimit të të gjithë stolit të rezervave, miqtë nga Vlora arrijnë të kenë një farë rivaliteti. Por e kanë humbur dhe këtë pjesë 25-22. Dhe e gjithë ndeshja fikson fitoren e Vllaznisë me rezultatin tre shifror, 123-47, duke regjistruar kështu ndër rezultatet më të thella ndoshta të këtij kampionati. Megjithëse shkodranët nuk kanë mundur të thyejnë rekordin e Tiranës, e cila më 21 dhjetor 2016 e kishte mundur Flamurtarin me 89 pikë diferencë.
Kurse Vllaznia me vetëm 76 pikë diferencë. Më së shumti trajneri Bledar Gjeçaj dhe ndihmësi i tij Fatjon Halluni i gëzohen harmonizimit që skuadra prezantoi në fushën e lojës. Një gjë të tillë ai e shprehu edhe për mediat sportive, duke u ndalur kryesisht tek rritja e ndjeshme e formës sportive të tre amerikanë, të cilët i aktivizoi në pesëshen e parë që në start të takimit.
Vllaznia – Flamurtari 123-47
(35-8, 30-10, 33-7, 25-22)
Vllaznia: Hamati, Da. Lekndreaj, Frilav, Xhekson, Palmer / Bërdica, Ndoja, Bekteshi, Gjonaj, Arra, Do. Lekndreaj, Rrashketa. Trajner B. Gjeçaj
Flamurtari: Lilaj, Kollovi, Sotiri, Nuredini, Liçaj / Todi, Bacaj, Toska, Mëhilli, Dede, Kasimi. Trajner V. Birçaj
Gjyqtarë: E. Allaraj, G. Hoxha, O. Kasmi (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 12-të
(10-11 shkurt 2017)
Të premten:
Ardhmëria Basket – Teuta 70-77
Kamza Basket – Tirana 61-119
Të shtunën:
Vllaznia – Flamurtari 123-47
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 12 11 1 1131-795 23
- Teuta 12 9 3 945-800 21
- Vllaznia 12 7 5 942-820 19
- Kamza Basket 12 6 6 931-992 18
- Ardhmëria Basket 12 3 7 789-786 15
- Flamurtari 12 0 12 593-1139 12