Vllaznia ka bërë detyrën, teksa ka fituar ndaj Partizanit 92-73, në takimin e vlefshëm për javën e 17-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga.
Diferencat kanë qenë të dukshme që në pjesën e parë, të cilën shkodranët e kanë fituar vetëm me një pikë diferencë, 15-14. Në të dytën kanë thelluar në 40-28, pasi kishin fituar 25-14.
Dhe kjo diferencë erdhi duke u thelluar në të tretën, 27-21 dhe në total 67-49. Vllaznia fiton dhe pjesën e katërt, duke e mbyllur të gjithë ndeshjen 92-73, duke mbetur në vendin e dytë, me 30 pikë, dy më pak sesa kryesuesja Kamza Basket.
Vllaznia – Partizani 92-73
(15-14, 25-14, 27-21, 25-24)
Vllaznia: Bërdica, Alen, Gjonaj, Faslia, Rrashketa / Arra, Xhokoviç, Bekteshi, Taraboshi, Shabani, Tinaj, Dodi Lekndreaj. Trajner: B.Gjeçaj
Partizani: F. Ismeti, Çela, Selimaj, Xhunga, Pylla / Uruçi, Bardhi, Troja, Laçi, Dervishi, Gozhdari, Divitaraj. Trajner: E. Ismeti
Gjyqtarë: E. Allaraj, E. Tiko (Tiranë), M. Kasemi (Vlorë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 17-të
(9 prill 2016)
Tirana – Kamza Basket 56-66
Vllaznia – Partizani 92-73
Flamurtari – Teuta 54-72
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 17 15 2 1229-1007 32
- Vllaznia 17 13 4 1214-1053 30
- Tirana 17 11 6 1268-1105 28
- Teuta 17 8 9 1256-1196 25
- Flamurtari 17 3 14 1027-1330 20
- Partizani 17 1 16 1032-1235 18