Basketboll – Meshkuj / Vetëm 7 javë kampionat, por sa shumë pikëpyetje…

Share Button

AlbanianSport.com 26/11/2018 16:25

ASNN – Partizani ekipi më i stabilizuar, Teuta mangësi në mbrojtje, Goga Basket, në rritje. Duket se kjo është me pak fjalë përmbledhja e këtyre 7 javëve të para të nivelit më të lartë të koshit shqiptar të djemve. Teuta e nisi sezonin basketbollistik në Superligën e Meshkujve si skuadër pretendente, si pasojë e një grupi mjaft cilësor dhe njëherësh me pretendime për trofeun që buron nga investimi.

Dihej që në fillim se rivale e Teutës do të ishte Goga Basket, pasi këta të fundit kanë investuar shumë dhe janë një ekip që po përmirësohen dhe duan të lënë gjurmë. Dy skuadrave nga Durrësi po u bën sfidë një skuadër nga kryeqyteti e konkretisht Partizani. Në fakt, duhej të ishte Tirana, jo vetëm për emrin dhe traditën, por edhe se në vitet e fundit ka qenë skuadra më  qëndrueshme e koshit të meshkujve, madje edhe kampione në fuqi.

Por këtë edicion është Partizani skuadra më e qëndrueshme dhe jo rastësisht në vend të parë pas 7 javësh garë, me 13 pikë, 6 fitore dhe një humbje, duke lënë në vend të dytë dhe të 3-të përkatësisht Teutën  dhe Goga Basketin, dhe që kanë nga 12 pikë secila, me 5 fitore e dy humbje. Po çfarë e bën më të fortë Partizanin e trajnerit Arben Fagu? Është stabiliteti i këtij ekipi dhe forca e grupit që ka krijuar.

Nuk ka lojtarë të nivelit të lartë, por nxjerr maksimumin nga ata që ka në dispozicion. Nga ana tjetër, Partizani ka një mbrojtje mjaft efikase dhe një kundërsulm të shpejtë e “vrasës”. 99 pikë është diferenca mes pikëve të shënuara dhe atyre të pësuara dhe një pikëaverazh i tillë dëshmon më së miri qëndrueshmërinë e kësaj skuadre. Teuta dhe Goga shënojnë më shumë (Goga ka pikëaverazh 626-469 ndërsa Teuta 667-562), por Partizani është pragmatist në fushë.

Fiton me shifra më të ngushta, por siguron fitore atëherë kur i duhet. Tri skuadrat e tjera në renditje, Tirana, Kamza Basket dhe Vllaznia, kanë pikëaverazh negativ dhe nuk kanë premisa për titullin, sado përpjekje që bëjnë. Bardheblutë korrën një fitore të papritur me Goga Basket në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet në fundjavë, por mbeter për t’u parë sesa do të jetë në gjendje të mbetet në zonën e “play-off”-it.

Sidomos me premtimin e madh të një rikthimi të Vllaznisë. Siç e pohoi edhe vetë trajneri kroat i shkodranëve, Neven Plantak, ka ende shumë punë për t’u bërë tek skuadra kuqeblu, por duket se gjithçka do të përqendrohet në ndërprerjen dimërore midis dy fazave, kur priten edhe përforcime të tjera, që do t’u shtohen 3 amerikanëve të ardhur së fundmi.

Sidoqoftë, diferencat e ngushta midis kryesuesve tregojnë se ky sezon do të ketë surpriza. Partizani mban kryesimin aktualisht falë qëndrueshmërisë në treguesit sportivë. Por potenciali cilësor i dy skuadrave nga Durrësi, pra Teutës dhe Goga Basketit, mund të sjellë surpriza në pjesën e dytë të sezonit. Gjithçka është e hapur dhe emocionuese. Kurse rivaliteti, nisur dhe nga ajo që skuadrat kanë shfaqur deri më tani, është i garantuar.

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Psh-Pp           +/-        Pikë

  1. Partizani                    7          6          1          588-489            99     13
  2. Teuta                          7          5          2          616-469         147    12
  3. Goga Basket             7          5          2          667-562         105    12
  4. Tirana                         7          3          4          552-594           -42    10
  5. Kamza Basket          7          2          5          510-611         -101      9
  6. Vllaznia                     7          0          7          473-681         -208      7

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh